DIBËR

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në Dibër.

Një autobus u aksidentua dhe për rrjedhojë 3 persona janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”.

Autobusi u përplas nga mjeti ‘Benz’ që drejtohej nga A.K.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Në afërsi të Urës së Topojanit, Shupenzë ka ndodhur një aksident rrugor, ku shtetasi A.K, duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedes” është përplasur me një automjet autobuz, me drejtues shtetasin B.Xh, dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre pasagjer, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jeten. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb