BULQIZE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një minierë në Bulqizë, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një 62-vjeçar.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në nivelin D të galerisë.

“BalkanWeb” mëson se viktimë ka mbetur Medi Hidri, i cili ende nuk është nxjerrë nga miniera.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa po hetohet rreth shkaqeve.

Informacion paraprak
Rreth orës 10.15, salla operative e Komisariatit të Bulqizës, është njoftuar se në minierën e kromit në zonën D, Bulqizë, gjatë punës është aksidentuar duke humbur jetën shtetasi M.H, rreth 62 vjeç, banues në Bulqizë, (minator).

Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se shtetasi M.H, duke kontrolluar frontin, është shembur një masiv shkëmbor ku dhe i ka shkaktuar vdekjen.

Vijojnë hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: