Aksidentoi një 16-vjeçare në Kamëz në vijat e bardha dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet pas disa orësh shoferi.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja u regjistrua në Kamëz rreth orës 13:30, ku një 16-vjeçare teksa po kalonte vijat e bardha u aksidentua nga një mjet “BMW X5” e cila drejtohej nga Kudusi Kastrati. Pas aksidentit shoferi u largua nga vendi i ngjarjes.

Vajza u transportua në spital për ndihme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Falë kamerave në vendngjarje policia identifikoi autorin të cilin e arrestoi në mbrëmje pranë një lokali në Kamëz në gjendje të dehur, ndërsa mjetin e kishte parkuar jashtë lokalit. Mjeti u sekuestrua nga policia dhe përveç arrestit Kudusi Kastratit iu vendos gjobë dhe iu ulën pikë në patentë.

Për të parandaluar ngjarje të tilla policia rrugore po operon me agjentë civile në terren dhe kamera të instaluara në rrugët më problematike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb