KORÇË

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, si autor të një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën për në Ersekë.

Sipas burimeve zyrtare, 26-vjeçari S.D., pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Dvoran, teksa i plagosur mbeti 38-vjeçari me iniciale O. J., i cili është dërguar në Spitalin e Traumës.

“Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit S. D., 26 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi duke drejtuar mjetin tip ‘Volkswagen’, ky shtetas ka aksidentuar shtetasin O. J., që drejtonte një mjet motor tip ‘Honda’, i cili u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb