KRUJE

Policia e Krujës ka bërë me dije se ka arrestuar në flagrancë një shtetas 28-vjeçar, i cili ka plagosur një 76-vjeçar.

Uniformat blu të Krujës njoftuan se ky shtetas ka plagosur B.S 76 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P. Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin B.Gj.,28 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme ky shtetas duke lëvizur me automjetin e tij në aksin rrugor Bushnesh-Thumanë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore B.S.,76 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb