TIRANE- Specialistët e qarkullimit rrugor në komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin: Oltjon Arapi, 29 vjeç, banues në Peshkopi, i cili aksidentoi një ditë më parë dy nxënës shkolle.

Më datë 03.05.2016, rreth orës 10.40, në lagjen “Nazmi Rushiti” në afërsi të shkollës 9 vjeçare “Demir Gashi”, Peshkopi, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA 940

Oltjon Arapi i pajsur me leje drejtimi klasit B, ka aksidentuar dy nxënëse S. H, 10 vjeçe e cila ndodhet ne spitalin Peshkopi, jashtë rrezikut për jetën dhe B. K, 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: