TIRANË- Një tjetër aksident ka ndodhur pranë Institutit Bujqësor në Kamëz ku një mjet “Range Rover” ka përplasur një kalimtar. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë në rrugë të plagosurin.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për “BalkanWeb” se policia është vënë në ndjekje të mjetit dhe ka mundur ta kapë pranë Unazës së Re në kryeqytet, disa minuta më vonë. Kur është ndaluar nga policia, drejtuesi i mjetit E. Gj. ka refuzuar të bëjë testin e alkoolit.

Pas kontrollit të mjetit i është gjetur dhe një sasi lënde narkotike. Policia e ka arrestuar në flagrancë ndërsa i aksidentuari mësohet se ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb