Një 61 -vjeçar është ndaluar nga policia e Lezhës, pasi duke drejtuar automjetin  ka aksidentuar një këmbësore  në rrugën dytësore “Kurbin-Laç”.

E aksidentuara është jashtë rrezikut për jetën.

Blutë raportuan se shoferi i automjetit është proceduar një gjëndje të lirë.

Njoftim:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 61 vjeç, banues në Laç, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore “Kurbin-Laç”, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen V. J., 62 vjeçe, këmbësore, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: