Një 41-vjeçar nga Kalifornia është akuzohet se ka tentuar të vrasë bashkëshorten dhe 2 fëmijët e tij, duke devijuar makinën me të cilën udhëtonin të katërt dhe duke rënë nga një lartësi prej 250 metrash.

Prokurorët akuzojnë Dharmesh Patel se ka devijuar qëllimisht Teslën e tij nga autostrada e Bregut të Paqësorit, duke rënë më pas në një plazh shkëmbor. Për fat të mirë, nga ky aksident i frikshëm kanë mbijetuar të katërt.

Gruaja e Patel është ende e shtruar në spital, me lëndime të rënda, ndërsa fëmijët e mitur, 9 dhe 4 vjeç,  dhe ai ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Hetuesin ende vijojnë hetimet, por kanë mjaftueshëm prova që vërtetojnë se devijimi i tij ishte i qëllimshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: