Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi aksidentoi me makinë një 47-vjeçare. Ngjarja ndodhi në në aksin rrugor Kombinat-Ypsilon.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A.Sh., 24 vjeç, banues në Berat. Të njëjtat burime thanë se i riu aksidentoi me makinë shtetasen me inicialet F.H., 47 vjeç, teksa drejtonte mjetin tip “Peugeot”.

E plagosura pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: