Drejtuesi i mjetit që aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren dje në Tiranë, ka rënë në prangat e policisë, pasi rezultoi se ishte i dehur.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Alban Guri pasi i ishte nënshtruar testit të alkoolit, kishte rezultuar se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 0.42 mg/l.

Guri akuzohet se pasi ka përplasur 10-vjeçaren me inicialet A.P., u larguar nga vendngjarja, ndërkohë që vogëlushja ndërroi jetë në spital.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb