Policia e Tiranës ka arrestuar sot dy drejtues mjetesh, një 30-vjeçar që ka shkaktuar një aksident me vdekje një ditë më parë te “Mbikalimi i Golemit” dhe një tjetër që është kapur në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të dy drejtuesve të mjeteve.

•E. P., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Golemit”, është përfshirë në një aksident me mjetin motor me drejtues A. Gj. dhe pasagjere shtetasen L. Gj., ku për pasojë shtetasi A. Gj. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja L. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

•F. Sh., 39 vjeç, pasi në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.56 mg/l.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: