BRITANI E MADHE

Një shqiptar në Angli, i cili një vit më parë përplasi për vdekje një të moshuar britanik, teksa lëvizte me biçikletë është dënuar më 2 vite burg.

23-vjeçari Ermir Loka ishte futur me semafor të kuq në zonën e Ëhitechapel, kur përplasi 72-vjeçarin Peter McCombie raporton DaiLy Mail e cila publikon për herë të parë dhe pamjet e aksidentit.

Pas aksidentit i riu shqiptar u largua nga vendi i ngjarjes, pasi kishte frikën e policisë se mos e kapte, pasi ishte pa dokumente të rregullta në Angli.
I moshuari KMcCombie gjatë rënies theu kafkën dhe dëmtoi trurin duke gjetur vdekjen disa ditë pas aksidentit.

Loka u dorëzua në polici dhe tha se u largua në panik e sipër dhe shtoi se ishte pa gjumë pasi punonte me orë të gjata. Por i riu shqiptar mund të lihet i lirë pasi prej një viti ndodhet në dhomat e paraburgimit. Vendi i gjykatës irritoi familjen e të moshuarit, të cilët vendimin e gjykatës e quajtën të padrejtë.

“Ai u largua me vrap duke lënë Peter-in të shtrirë në një cep të rrugës të plagosur rëndë duke menduar vetëm për vetën e tij. Zemërimi që ndiejmë ndaj tij është përtej fjalëve. As emrin nuk duam t’ia degjojmë”- kane thenë familjarët.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb