TIRANË

Arrestohet drejtuesi i automjetit që aksidentoi mbrëmjen e kaluar një 75-vjeçare, e cila për shkak të dëmtimeve, ndërroi jetë në spital.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Marjol Aliko, 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Zhan D’Ark”, ka aksidentuar shtetasen D. K., 75 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila më pas ka ndërruar jetë, në spital.

Pas testimit me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Marjol Aliko, ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb