Policia e Durrësit ka arrestuar një 68-vjeçar banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u krye në flagrancë pasi përplasi një shtetas të moshës 30-35 vjeçe ende të paidentifikuar, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase rreth moshës 30 – 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila për pasojë, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb