TIRANË

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka qenë sot i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 për të folur për situatën në PD, por jo vetëm. Sa i përket takimit të sotëm të kreut të PD-së Sali Berisha me krerët e degëve të PD-së, Boçi tha se front i ashpër opozitar nënkupton një aksion të vërtetë atje ku është problemi i qytetarit dhe përplasje me padrejtësisë.

Ai tha se detyra e re dhe zgjedhja si nënkryetar i PD është një përgjegjësi për të. Sipas Boçit, ajo që ndodhi në PD ishte për shkak të humbjes së besimit brenda PD-së dhe distancës së madhe mes bazës dhe lidershipit.

“Ishte një garë mes figurave të barabarta. Garat janë gara dhe vlerësohen maksimalisht, çdo individ hyn për ta fituar, rezultati mbart dhe surprizën. Fakti që dola i pari më krijon dhe një kënaqësi politike. Përkthehet në një përgjegjësi të shumëfishuar. Përgjegjësi që lidhet me gjithë ato situata që ka PD që duhet të shkojnë drejt një bashkimi total të saj.
Ka një hezitim nga deputetët në raport me mbështetjen e proceseve zgjedhore brenda PD-së. Nuk është thjesht çështja e z. Berisha. Hezitimet vijnë për shumë arsye. Deputetët presin të kalojnë pragun e hezitimit dhe të jemi një grup i konsoliduar. Bashkimi është një proces që përfshin marrëdhënien mes anëtarëve të PD-së dhe drejtuesve të PD-së. Gjithçka ndodhi për shkak të humbjes së besimit brenda PD-së dhe distancës së madhe mes bazës dhe lidershipit.
Besimi është duke u rikthyer sepse është proces, nuk është se bien gongu. Ka komplikacionet e veta, diferencat e veta, por është një proces vlerësimi dhe besimi. Ajo që shohim sot është enuziasmi dhe fryma që instalohet.
Fakti që votuan për nismat tona zgjedhore tregues se është rikthyer beismi”, tha deputeti i PD.

Lidhur me përballjen me maxhorancën, ai tha se së pari duhet një bashkim me qytetarët. Boçi theksoi se beteja nuk është e lehtë dhe na duhet angazhim, përtej fjalëve.

“Në skalionin e parë të frontit është bashkimi i të gjitha forcave politike dhe duke krijuar një opozitë të vërtetë përballë maxhorancës.
Ky front nuk do ekzistonte nëse s’do ishte një bashkim me qytetarët. Është një përballje me ato probleme që i shkakton qeverisja e keqe.
Krijimi i këtij fronti përbën bazën e formimit të burimeve njerëzore për të realizuar përplasjen ballore me maxhorancës, për të arritur atë sukses të domosdoshëm që është i dëshirueshëm nga qytetarët.

Ky regjim është akoma më i egër se ai para viteve 90. Ramiz Alia me regjimin e tij nuk tentonte të krijonte një opozitë false. Sot pushteti përdor mekanizmat e blerjes së interesave, mund të krijojë një opozitë virtuale, false, mund të trysnojë, shantazhojë, e kemi provuar në lëkurë, ka goditur persona në bizneset e tyre, jetën e tyre. Beteja nuk është e lehtë dhe na duhet angazhim, përtej fjalëve”, deklaroi Boçi.

Lidhur me aksionin opozitar, ai tha se një nga mekanizmat e bërjes opozitë është dhe protesta.

“Aksion i vërtetë atje ku është problemi i qytetarit. Përplasje me padrejtësitë. protesta një nga mekanizmat e bërjes opozitë. Sot a kemi nevojë për protestë qytetarë, të frontit opozitar, sigurisht që kemi. Është pjesë e ADN-së së një opozite.
Proceset po vazhdojnë. Ka qenë dhe pjesë e temës së sotme. Kryetarët kanë marrë udhëzime për procesin e përafrimit të strukturave për të shkuar drejt këtij fronti dhe më pas protestave”, tha Boçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb