TIRANË – Në vetëm 2 orë, me një aksion-blic, shteti ka grumbulluar 3 milionë lekë duke vendosur gjoba për duhanin.

Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit ka njoftuar se dje, specialistët e tij kryen inspektime në qytetet kryesore të 11 qarqeve të vendit nga ora 18.00 deri në orën 20.00 me qëllim monitorimin e zbatimit të ligjit në fjalë kryesisht në orët e mbrëmjes.

Inspektimi u krye nga 103 inspektorët e ISHSH në qarqet: Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër. Në përfundim të inspektimit u morën 10 masa administrative ne 432 subjekte të inspektuara. Masat e marra ishin në shumën e përgjithshme prej 3 000 000 lekësh.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: