TIRANË

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në Tiranë dhe disa qytete të tjera, për goditjen e grupeve kriminale të trafikut të drogës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se nga super-aksioni policor është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e llojit kanabis sativa, në formë çokollate.

Deri më tani, kanë rënë në pranga 4 persona, ndërkohë që vijon operacioni. Grupi kriminal ishte prej muajsh nën hetim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb