Policia e Krujës, Policia e Durrësit dhe FNSH Tiranë kanë zhvilluar një aksion të madh anti-drogë në Krujë.

Nga kontrollet me këmbë dhe me dronë, policia ka zbuluar dhe shkatërruar 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.


Njoftimi i policisë:

Krujë

Kontroll masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në kontroll Policia e Krujës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe FNSH Tiranë.

Gjatë kontrollit masiv, shërbimet e Policisë kanë përdorur disa dronë për të kontrolluar territorin.

Si rezultat i kontrolleve me dronë, në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, po nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: