Një ditë pas ngjarjes që tronditi Prishtinën, ku u vranë dy persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë, Policia e Kosovës ka blinduar vendin. Mediet kosovare raportojnë se po zhvillohet një aksion i madh policor, në disa zona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili nuk ka bërë publike se në cilat qytete është duke u zhvilluar aksioni policor, por ka thënë se është operacioni i ngjashëm me atë që është zhvilluar para disa muajve në disa pjesë të Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit kundër kontrabandës.

“Mundem me konfirmu që prej orëve shumë të hershme të mëngjesit është duke u zhvilluar një operacion policor në disa regjione dhe në disa qytete të Kosovës. Me çka ka të bëjë nuk mundem me bë publike për arsye se mundem me pengu zhvillimin dhe mbarëvajtjen e këtij operacioni”, ka thënë zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi, shkruajnë mediat kosovare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb