Një aksion i gjerë policor anti-drogë po zhvillohet në Bashkinë Memaliaj. Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se deri më tani është kapur një sasi e papërcaktuar lënde narkotike.

Ndërkohë, në operacion kanë marrë pjesë Forcat e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, ku siç raporton gazetarja Metaj, janë shoqëruar disa persona. Droga është kapur në fshatin Vasjar, ndërsa aksioni vijon akoma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: