Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka dënuar ashpër sulmin e paprecedentë ndaj ‘Prestige Resort’.

Në një lidhje live përmes skype, Gështenja tha për News24 se prishja e këtij resorti është kërcënim i hapur për këdo që nuk i bindet urdhrit të kryeministrit Edi Rama.

Mes të tjerash Gështenja tha se nëse ky resort do të ishte ndërtuar pa leje, siç pretendon qeveria, duhet të kishte një zyrtar pas hekurave. Demokrati tha se tashmë është koha që qytetarët të reagojnë, pasi mund të vijë edhe radha e tyre.

“Prishja e këtij resort gjatë sezonit turistik është kërcënim i hapur për këdo që nuk i bindet apo nuk i shkon në rresht Edi Ramën. Përsa kohë Rama vendos se kush punon dhe kush ndërton, s’ka më liri. Kjo është arsyeja se pse qytetarët duhet të kërkojnë largimin e Ramës. Ai resort nuk u realizua brenda një ore apo një dite, pasi nuk ishte pa leje, por edhe nëse ndodh të jetë ashtu, s’mund të reagohet ashtu. A duhet të kishim në këtë rast, nëse është pa leje, të kishim një zyrtar pas hekurave?! Gjithçka është ligjore, por si ka mundësi reagimi i shtetit në këtë moment?! Media e lirë, Neës24 nuk ndjek të njëjtën linjë si kryeministri. ‘O në rresht me mua, ose kundër meje. Nëse je kundër meje, fadromat i ke të dera’.

Pse nuk ka një reagim nga IKMT-ja në Tiranë. Kjo është arsyeja se pse po shkatërrohet një pjesë e këtij resort, që është një investim privat. Edhe nëse është pa leje, s’duhet të ishte ky reagim. Unë di të paktën nga informacionet që kemi, e gjithë vija bregdetare dhe në jug po ashtu, po ndërtohet pa leje. Pse? Sepse janë miq të qeverisë. Kjo qeveri për gjysmë litri naftë ia fal tokë shtetërore në buzë deti një personi, mik i afërt i kryeministrit Edi Rama. Kjo qeveri shkon e shkatërron një mes të sezonit një resort. Këto ditë janë anuluar dhe fluturime që do vinin nga jashtë në këtë resort. Kjo nuk duhet të ndodhte dhe se meriton emrin qeveri. Këta janë gati që të shkatërrojnë gjithçka, biznesi apo prona. Nuk është vend demokratik Shqipëria. Ne sot udhëhiqemi në një rend diktatorial, një model i ri i diktaturës.”, tha deputeti.

Gështenja, duke u ndalur te protestat opozitare, ai tha se është pro çdo tubimi të tillë që prek shqiptarët. “Jam gati për protestë për çdo shqetësim të shqiptarëve, për këdo që preket nga kjo maxhorancë. Nëse nuk je ushtarak i kësaj qeverie, je kundërshtar. Këta janë të gatshëm që të shkatërrojnë gjithçka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb