DURRËS

Tre persona janë proceduar në Durrës pasi zaptuan plazhet me çadra dhe shezlongë.

Aksioni i Policisë ka qenë për të liruar plazhet nga shezlongët pa leje ku u konstatuan këto 3 subjekte pa autorizim.

B.M, dhe A.Sh, kishin vendosur çadrat dhe shezlongët tek ‘’Bregu i detit Adriatik’’, kurse Y.K, në lagjen nr.13 Plazh para lokalit të tij kishte vendosur çadrat dhe shezlongët pa leje.

STATUSI NGA POLICIA

Durrës

Vijon operacioni kundër zaptimit të pronës publike.

Policia e Durrësit, kontrolle të shtuara në zonën bregdetare.

Procedohen penalisht 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, konstatuan 3 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

  1. M., 29 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Sektor Rinia, Durrës, pasi shërbimet e Policisë konstatuan se në vendin e quajtur “Bregu i detit Adriatik”, në fshatin Sektor Rinia, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi Y. K., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi përpara lokalit në pronësi të tij, në lagjen nr. 13, Plazh, kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb