GREQI 

Një shqiptar ka përfunduar në pranga pas një operacioni ndërkombëtar të zhvilluar në Greqi dhe Ekuador.

Janë arrestuar gjithashtu dy grekë në Greqi dhe 6 shtetas të tjerë në Ekuador. Nga aksioni janë eskuestruar rreth 300 kg kokainë në një veliere me destinacion Australinë.

Operacioni vijon ende në disa shtete. Droga do të blihej nga tre organizatorët për 1.5 mln euro. Në Ekuador ka shkuar edhe një oficer i policisë greke për të asistuar policinë ekuadoriane.

Sipas policisë greke bëhet fjalë për një organizate ndërkombetare e trafikut te kokaines ku shqiptari dhe dy greket, ishin drejtuesit e organizatës.

Itinerari i drogës ishte Ekuador – Australi – Greqi

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: