PRESHEVE – Policia serbe ka ndërmarrë sot një aksion të fuqishëm ne fshatin Miratoc të banuar me shqiptarë, lidhur me luftën kundër trafikut ndërkombëtar të emigrantëve. Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” bën të ditur se deri tani janë arrestuar 11 persona, të cilët akuzohen për trafik te qindra klandestinëve nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme, duke i kaluar nga fshati Llojan, drejt Maqedonisë përmes Miratocës.
“Presheva jonë” bën të ditur se në ketë aksion në fshatin shqiptar Miratoc ishin të angazhuar rreth 300 policë, të shoqëruar nga xhandarmeria e forca speciale të cilat drejtoheshin nga Policia (UP) nga Vranja dhe shërbimi sekret serb (BIA).
Aksioni i policisë serbe në luftën kundër krimit të organizuar vazhdon në fshatrat e tjera pranë kufirit me Maqedoninë, apo edhe në vendbanimet e shqiptarëve në afërsi të kufirit administrativ me Kosovën.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: