Vijon aksioni i policisë për ruajtjen dhe mbrojtjen e Malit të Tomorrit nga subjekte që ushtrojnë veprimtari të paligjshme në këtë zonë, ndërsa dy persona do të ndiqen penalisht. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se iu referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat në ngarkim të shtetasve me inicialet J.D., 46 vjeç, banues në fshatin Novaj dhe A.B., 34 vjeç, banues në fshatin Dobrush.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm u referuan për arsye se, nga ana e forcave policore më 18 dhjetor, janë konstatuar të braktisura mjetet me targa respektivisht BR1956B, me targa SK1977A, të ngarkuara me pllaka guri dekorative, në kundërshtim me ligjin.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme për shtetasin me iniciale J.D, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” & ”Fshehja e të ardhurave” si dhe për shtetasin me iniciale A.B, për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: