Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho,  i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 ka deklaruar se 60 përqind e aksioneve të kompanisë të Portit të Durrësit, zotërohen nga zyrtarë shqiptarë.

Ai ka deklaruar se projekti do ta kthejë Durrësin në një lavatriçe parash, duke shtuar se është mafia ndërkombëtare ajo që do të sjellë paratë e do t’i pastrojë këtu.

Spaho tha gjithashtu se Shqipëria është vendi i vetëm në botë që ndërton kulla me qindra mln euro dhe jep leje ndërtimi për persona që thonë paratë i kemi vetë.

“Kompania Eagle Hills nuk bën pjesë në asnjë nga kompanisë e personit në fjalë, është krijuar në 12021 dhe nuk ka asnjë aktivitet ekonomik. 40 përqind të aksioneve e ka Albar, 60 prqind nuk dihet të kujt janë. Janë me siguri offshore. Janë zyrtarë shqiptarë ndryshe pse nuk i thonë pse i mbajnë sekret. Nxirri në dritë kush janë investitorët. Por skema nuk është për 2.1 mld euro. Mekanizmi është që 5 vitet e para nga 12.600 apartamente… nuk është investim strategjik se të ndërtosh apartamente nuk ka të bëjë me zhvillimin strategjik. Do ndërtohen e do shiten si në Tiranë.

Faza e parë 4500 apartamente e një hotel, ka dy gjithsej dhe Marina e jahteve, që do ndërtohet në gusht kur të piqen rrusht që mund të mos ndërtohet fare.

Faze e parë 7 vjeçare 160 mln do jenë 80 mln nga kompania dhe 80 nga kredi që do marrin. Mekanizmi është shit, mblidh para ndërto, mblidh para duke parashitur e vijo ndërto. Mekanizëm si në Tiranë kur ndërtohen kullat. Durrësit do kthehet në lavatriçe të pastrimit të parave si Tirana.

Jemi vendi i vetëm në botë që ndërtojmë kulla me qindra mln euro dhe japim leje ndërtimi për persona që thonë paratë i kemi vetë.

Mafia ndërkombëtare sjell para këtu dhe i pastron.

Në cilin ligj thuhet që investitori strategjik është ai që ndërton apartamente.

Porti i jahteve, është lënë për fazën e dytë, nuk dihet nëse do ndërtohet.

280 vende për jahte, sa gjysma e porteve në Malin e Zi e Kroaci, për jahte deri në 70 metra të gjatë, në dy shtet më sipër janë deri 140 metra. Do ankorohen varka. Të ardhurat nga këto janë minimale. Toka që vë në dispozicion shteti jepet falas. I vë në kushte shumë më të favorshme sa ndërtuesit në Tiranë që e blejnë truallin. Shteti shqiptar është dorovitës i madh, Rama zemërgjerë, kur metri atje kushton me qindra mijëra euro.

1500 euro shko e gjeje sot në Durrës, janë lodrat e këtyre. Do llogarisin dividentin e shtetit shqiptar do i mbyllin llogaritë e do i shesin me aq sa duan ata. Se nuk do i kërkosh një kompanie private me sa e shet pronën e vet. Do falen rreth 300 mln euro”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb