Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me aksionet e këtyre ditëve të fundit nga SPAK, që nga bashkia e Lushnjës e deri tek operacioni i djeshëm në Ministrinë e Brendshme.

Në një reagim në ‘Facebook’ Vasili thekson se po bëhet një lojë e dështuar me drejtësinë, që sipas tij funksionon me regji propagandistike.

Sipas tij, qeveria qq ka rrëmbyer çdo pushtet dhe çdo përgjegjësi bie vetëm mbi të.

REAGIMI I VASILIT
Nga çingijet tek cironkat, loja e deshtuar e Drejtesise me Regji!

Sot zhurma, qe vjen nga Lushnja dhe nga Ministria e Brendeshme i ngjan saktesisht nje ahengu çingijesh per te shperqendruar vemendjen mediatike te opinionit nga ceshtjet, qe akuzojne qeverine. Drejtesia e kapur sot funksionon vetem si Drejtesi me Regjine Propagandistike te qeverise se Rames dhe ne vend te peshkaqeneve kap cironka. Drejtesia e kapur nuk heton ceshtje te medha dhe te renda dhe per me keq akoma shume prej tyre i mbyll fare po vete.
Qeveria qe ka rrembyer çdo pushtet dhe cdo pergjegjesi bie vetem mbi te.

Por SPAK-u sipas regjise se qeverise me zhurmen e çingijeve, kerkon te krijoje idene se kur vjen ceshtja te mbajtja e pergjegjesise per korrupsionin Shqiperia qeveriset nga drejtore dhe jo nga Kryeministri, Ministra dhe Sekretare te Pergjithshem.
Pra per korrupsionin pergjegjesine e kane cironkat dhe jo peshkaqenet. Ndaj Drejtesia me Regji bubullon si orkester çingijesh, nderkohe qe kembanat buçasin per pergjegjesine e Qeverise. Por SPAK-u dhe Drejtesia me Regji nuk kane ku levizin perballe çeshtjeve te medha.
Ceshtje te medha si afera e Inceneratoreve, e Teatrit apo korrupsioni Parlamentar, qe shkaterroi Parlamentin duke e kthyer ne nje zgjatim mafioz, qe ben ligje me porosine e oligarkeve, jane vetem disa nga ceshtjet, per te cilat SPAK ka mbyllur gojen.
Krimi elektoral me te gjithe format e shfaqjes se tij qe nga krimi me pasoje vdekje, abuzimi me dhjetra milion euro fonde publike, shperdorimi i qibdra mije te dhenave personale, shitblerja e provuar e votes e provuar edhe ne dokumente jane aty dhe SPAK hesht e mbyll gojen.
Abuzimi hajduteror i qeverise me qindra milion euro tendera te telekomanduara, nga Astiri e tek oksigjeni i te semureve, drejt klienteve te qeverise jane provuar boterisht dhe njihen nga te gjithe, por SPAK s’flet “dot”!
Qindra tendera sekret gllaberuan qindra milion euro te Pandemise duke i vjedhur shqiptaret ne momentin me tragjik te tyre, por SPAK i mbyll çeshtjet.
Fshehja e mijra vdekjeve nga pandemia dhe menaxhimi kriminal i pandemise jane denoncuar gjeresisht, por SPKA-ut i dhimbset vetem qeveria dhe jo shqiptaret.
Koncesionet shkaterrimtare kane çuar ekonomine ne kolaps te plote me dhe asgjesojne fonde publike pa fund per hesap te xhepave te qeverise dhe te oligarkeve, por SPAK- u ka tmerr ti hetoje ato.
Drejtësia me Regji nuk e shpeton dot Rilindjen, por vetem rendon pergjesite e saj dhe te rilindjes dhe shton zemerimin popullor, qe nuk fal as qeverine dhe as zgjatimet e saj ne drejtesi!
Loja me çingije dhe cironka nuk ja zgjidh dot hallin zullumit kriminal dhe korruptiv Rilindjes dhe Rames pervecse i ekspozon ata akoma me shume perpara syve te shqiptareve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb