Doganierët francezë kanë kapur 13 kg heroinë dhe 6 kg kokainë pas aksioneve të zhvilluar në kufi.

Nga ky operacioni i kryer gjatë javë së fundit të janarit ranë në pranga 3 persona mes të cilëve edhe një 22-vjeçar shqiptar.

Ndërsa të arrestuarit e tjerë janë të moshës, 36 dhe 50 vjeç.

Drejtoria rajonale e doganave të Annecy, thekson se kjo është një goditje e madhe kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb