SERBI

Njësitë e ROSU-s kanë ndërmarrë një aksion në komunat veriore të Kosovës, aksion ky që shoqëruar me disa të arrestuar, përfshirë edhe zyrtarë policie. Për këtë aksion ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili lajmëroi se e gjithë ushtria duhet të jetë në gjendje gatishmërie.

Aksioni i ndërmarrë nga Policia e Kosovës që në orët e para të mëngjesit është shoqëruar me përplasje dhe të shtëna me armë, ndërsa u plagosën edhe dy efektivë policie. Ministria e Brendshme gjithashtu ka vënë në gjendje të plotë gatishmërie njësinë e policisë speciale pas aksionit të policisë në komunat veriore të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i kërkoi gjithashtu qendrave politike perëndimore që të frenojnë Prishtinën, ndërsa tha se Serbia nuk do të lejojë pastrimin etnik në Kosovë.

Gjithashtu i pari i shtetit serb po pret çdo lloj ndihme dhe mbështetje nga aleatët si Rusia dhe Kina, raportojnë mediat serbe. Presidenti serb pritet të flasë rreth kësaj situate në Parlament në një seancë  të jashtëzakonshme rreth aksioneve të ndërmarra nga Policia e Kosovës  në zonat e veriut.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb