LEZHË

Identifikohen disa prej të arrestuarëve në operacionin antidrogë në Lezhë. Gazetarja Klodiana Lala, zbardh për ‘BalkanWeb’ emrat e disa prej të arrestuarëve të operacionit të policisë, sipas së cilës në pranga kanë rënë: Tanush Lekgega, Pashk Lala, Miri Rrapi, Gjin Kola.

Me urdhër të SPAK, policia e Shtetit po zhvillon një aksion anti-drogë në Lezhë si edhe në disa qytete të tjera të vendit.

Aksioni antidrogë, i urdhëruar nga SPAK vjen pas vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxha, gjatë një operacioni për goditjen e parcelave me kanabis, ku autori 21 vjecar Aldi Rama, qëlloi për vdekje ndaj tij pasi refuzoi kontrollin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb