SHKODER – Policia e Shkodrës ka identifikuar dy personat që qëlluan me armë ndaj efektivëve, gjatë aksionit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike në Dukagjin.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se dy personat që qëlluan mbi FNSH-në dhe Policinë e Shkodrës ishin pozicionuar në lartësi në disa shkëmbinj, dhe janë përpjekur të pengojnë punën e policisë e cila po prishte parcelën që ata kishin mbjellë me kanabis.

Policia menjëherë është pozicionuar dhe iu është kundërpërgjigjur me armë, ndërsa dy personat, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, nuk kanë bërë rezistencë ndaj Policisë por janë larguar në mal.

“Personat që kanë qëlluar mbi Policinë ditën e sotme janë identifikuar në rrugë policorë dhe po punohet për kapjen e tyre.”- thuhet në njoftimin e policisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: