Aksioni i forcave RENEA me kontrolle intensive në disa qytete të Shqipërisë do të vazhdojë edhe përgjatë orëve të natës.

Gazetarja Dorjana Bezat në një lidhje direkte me “News 24” ka bërë me dije se prej më shumë se dy orësh RENEA ka nisur një operacion duke shoqëruar dhjetëra persona  të dyshuar për pjesmarrje në aktivitete kriminale.

Po ashtu bëhet me dije se janë ngritur postblloqe policia për të kapur personat që lëvizin persona me makina luksoze.

Në mëngjes do të ketë një njoftim zyrtar për të gjitha ndalimet dhe provat materiale që janë sekuestruar nga policia.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: