IKMT ka zhvilluar një aksion në Radhimë dhe Orikum të Vlorës, ku shënjestër kanë qenë objektet a leje në zonën vijën bregdetare. Një grua, tregon mes lotësh për gazetarin Enrik Mehmeti, se janë në proces legalizimi dhe se godina është ndërtuar që në vitin 1998. Ajo tregon se ndërtesa e tyre po prishet pa vendim dhe se është e paligjshme.

“Erdhën, konstatuan dokumentet dhe na thanë që dokumentet nuk kishin shkuar në IKMT. Jemi në proces legalizimi dhe godina është ndërtuar që në vitin 1998. Jemi në proces gjyqësor me IKMT, pasi nuk na pranojnë dokumentet. Ato na kanë prishur objektin pa vendim, janë shprehur se kush jeni ju që t’ju japim vendim. Ne që nga dhjetori e kemi dhënë me qira godinën, një shtetaseje italiane”, shprehet gruaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb