VLORË

Aksioni i IKMT në Vlorë për prishjen e lokaleve pa leje dhe për t’i hapur rrugë ndërtimit të Lungomare 2 është shoqëruar me përleshje mes policisë e qytetarëve. Banorët por edhe pronarët e bizneseve janë konfliktuar me inspektorët e IKMT dhe policinë që kishte shkuar në ndihmë të tyre.

Në videot e siguruara nga gazetari Enrik Mehmeti për “BalkanWeb” shihet se si një grua kërkon të ndalojë IKMT dhe policinë. Me një fëmijë të vogël në krahë ajo qan e ulëret vazhdimisht, ndërsa policia ka shoqëruar me sa duket bashkëshortin e saj.

Më herët nga ambientet e lokalit ajo dëgjohet teksa thotë se nuk do ta lirojë pronën e saj.
“Të vijë kush të dojë. E kam djersën e fëmijëve të mi. S’iu vjen zor, çfarë bëjnë kështu. Nuk iki, këtu do shtroj fëmijët e mi, të katërt. E kam blerë me lekë, me djersën e ballit”, thotë gruaja duke qarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb