TIRANE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për hapat e ardhshëm që do të marrë opozita në aksionin e saj. E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi nuk foli për një plan konkret, ndërsa tha se e planet do të jetë të befasishme.

“Ne jemi opozita, qytetarët janë jo të përfaqësuar në Parlament. Plane ka patjetër, por ato do të jenë të befasishme”, tha Kryemadhi.

Ajo tha se protestat do të vazhdojnë, ndërsa theksoi edhe një herë se nuk do të ketë një marrëveshje me kryeministrin Rama.

“Zgjidhja është e thjeshte qeveri tranzitore, ka sa të duash socialistë. Sandër Lleshaj është gati, ka filluar të bëjë dhe leksione të hapura. Unë kam eksperienca nga historia e Ramës në politikë, ai nuk i qëndron marrëveshjeve, Basha është një ndër viktimat, nuk mund të ketë marrëveshje me Edi Ramën”, u shpreh Kryemadhi.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: