NGA ELDA MENGA*

TIRANË- Me gjithë dëshirën për kundërshtimin popullor të iniciativave të mazhorancës qeverisëse, demokratët nuk kanë një vendimmarrje për nisjen e protestave.

“Protestat janë gjithmonë opsion i opozitës, nuk ka një vendimmarrje për një kohë të caktuar të tyre, por janë opsion, në çdo moment që do ketë nevojë”, shprehet Ristani.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani thotë aksionet e opozitës për denoncimin e keqqeverisjes tashmë janë bërë publike. Punën ja bën më të lehtë mazhoranca e cila e nxjerr vetën zbuluar, siç ishte rasti me CEZ, thotë ai.

“CEZ nuk ishte një betejë e PD por një pazar mes dy forcave që drejtojnë qeverinë,  e krerëve të mazhorancës që sulmojnë dhe mbrohen me njëri tjetrin dhe nxjerrin të palarat e njëri tjetrit. PD është në ballë të komunikimit me shqiptarët për të qartësuar atë që ndodh dhe për të bërë detyrat e saj si opozitë. Çështja CEZ ishte mes tyre dhe ato dalin lakuriq para shqiptareve si gjithmonë për këto pazare të ndyra”, tha Ristani.

Në këto kushte zgjedhjet e parakohshme për numrin dy të Partisë Demokratike mbeten gjithmonë opsion.

“Kam folur shumë me shpejt sesa të ndodhin këto që ndodhin edhe zgjedhjet e parakohshme janë opsion duke parë zgripit ku shkon mazhoranca edhe për shkak të tyre vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, sqaron Ristani.

Demokratët kanë nisur punën për hartimin e programit qeverisës edhe pse na ndajnë pothuaj dy vite nga zgjedhjet parlamentare. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: