ELBASAN- Gjashtë abonentë janë kapur mat teksa vidhnin energji elektrike. Gjatë aksionit të OSHEE në terren u zbuluan rastet në fjalë në Elbasan.

Nga kontrollet e ushtruara, në zbatim të planit të masave, u zbuluan rastet si më poshtë:
Bardhyl R. rilidhje e paligjshme
Xhevit R. furnizohej pa matës dhe kontratê
Stavri B. furnizohej me energji pa matës
Rozeta B. dëmtim te kabllit të furknizimit para matjes
Skender K. cënoi sistemin e matjes
Islam B. rilidhje e paligjshme

Dosja me proceverbalet dhe aktkonstatimet ju dergua policise gjyqesore dhe tashme hetimi po trajtohet nga organet kompetente.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb