KUKËS- Aksioni i OSHEE-së, i mbështetur nga policia duket se ka dhënë rezultat edhe në një nga qarqet më problematikë përsa i përket shlyerjes së faturave të energjisë elektrike dhe lidhjet e saj.

Qindra debitorë i janë drejtuar arkave për të bërë pagesën ose akt-marrëveshjen për shlyerjen e faturave. Sipas Drejtorit të OSHEE, Kukës, Afrim Hoda, vetëm në 6 ditët e hyrjes në fuqi të lehtësirave për shlyerjen e debive, janë lidhur në këtë qytet 962 akt-marrëveshje dhe janë arkëtuar mbi 42 milionë lekë të rinj.

Ndërkohë, për shkak të radhëve të gjata dhe evitimin e pritjeve të gjata nga ana e qytetarëve, pranë zyrave te kujdesit ndaj klientit në Kukës, Has e Tropojë, janë shtuar sportelet dhe oraret e punës.

Rritja ka ardhur nga të gjithë kategoritë e abonentët, si dhe familjarët që nuk paguanin më shumë se 3% te faturës së shpenzuar.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: