TIRANE- Edhe gjatë ditës së sotme Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE-në, ka vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së sotme, në të gjithë vendin kanë vepruar 108 grupe të përbashkëta Polici–OSHEE.

Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici-OSHEE në 1.902 raste.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 9 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 4 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe janë shpallur në kërkim 5 persona. Po gjatë ditës së sotme janë ndërprerë 935 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb