Gazetari Osman Stafa, në raportimin maratonë për News24 nga Prestige Resort, ka dhënë detajet e fundit me aq të që po ndodh me aksionin e paligjshëm të IKMT-së, që po vijon tashmë prej 3 ditësh në këtë resort.

“Durimi i turistëve është sosur, ata janë shfaqur të irrituar dhe të acaruar me atë që kanë parë, fadroma punonjës shteti, pluhur, zhurma. Kanë bërë mijëra kilometra për të ardhur ne vendin tonë dhe nuk gjetën atë që prisnin. Një vend ku do të gjenin qetësi e komoditet, por ku aksioni i IKMT u ka shkatërruar pushimet”, tha ai.

Gazetari Stafa ka sqaruar gjithashtu se nga informacionet e marra nga punonjësit e IKMT-së, do të vijojë edhe në dy ditët në vazhdim, pasi hapësira që duhet shembur është e madhe.

Ndërkohë IKMT po prish edhe pistën përpara hotelit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb