Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një intervistë në News24 foli për ndërhyrjen e policisë tek “Prestige Resort”.

Gjatë kësaj interviste, Vasili tha se sot në rrezik është prona e çdo qytetari shqiptar dhe se ndërhyrja është totalisht është antiligjore.

“Sot në sulm nuk është “Prestige Resort”, por prona e çdo qytetarë,. Nga sot dhe nesër çdo qytetari mund t’u shfaqen ca mafiozë me kapuça dhe mund t’u rrëmbejnë pronën. Një pronë e konsoliduar, rrëmbehet pa ligj pa shkresë, në mes të një dite pushimi. Vetëm për të realizuar një hakmarrje nga kryeministri i Shqipërisë. Pra çdo gjë është në sulmin e këtij banditi mafioz. Sot nuk po rrëmbehet prona e një biznesmeni të njohur e të nderuar si Irfan Hysnbelliu, por prona për çdo shqiptar. Këto janë veprime më të poshtra se në diktaturë. Vijnë këta me kapuç, shqyejnë dyert, rrahin gazetarë, pra ky është shteti i kapuçave të zinj. Nëse do të kishin të drejtë duhet të zbatonin ligjin. Por nëse do të kishin të drejtë nuk do ishte rasti i Prestige Resort për të cilin reagoi edhe DASH. Por kjo tregon një mesazh të qartë se ra nuk njeh ligj dhe nuk njeh fe. Ndaj sot është një ditë e rëndë për të gjithë shqiptarët. A janë në gjendje shqiptarët të jenë të qetë për pronën e tyre? Çfarë është një qytetar i thjeshtë? Pra të gjithëve sot mund t’u rrëmbehet prona Mafiozët me polici me vete mendojë se mund të shkelin çdo ligj pa u hyrë gjë në këmbë”, tha ai.

Gjithashtu shtoi se ky sulm është për shkak se duan të mbyllin gojën e medias, për të mos e lënë të jetë e lirë në fjalën e saj.

“Kjo gjë nuk është arritur. Sepse janë zbuluar të vërteta të mëdha që kanë zbuluar grabitjet shumë milionëshe. Ritheksoj se raporti i DASH foli qartë për rastin në fjalë. Ne kemi kulla që legalizohen në mes të Tiranës dhe hotelit të “Prestige Resort” iu vunë minat”, u shpreh ai, duke shtuar: ” Këta kamikazët e Tatimeve kanë vënë gjoba të tmerrshme. Një sulm ndaj çdo biznesi dhe media që nuk merr përsipër të gënjejë, sepse këta duan të vjedhin dhe t’u mbyllin gojën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb