TIRANË- Policia Rrugore vijon punën për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë.
Gjatë 48 orëve të fundit nga efektivat e policisë të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke ushtruar kontroll me Dragera dhe Radarë janë evidentuar një sërë shkeljesh të Kodit Rrugor dhe janë marrë masa administrative por edhe arrestime.

Kështu mësohet se janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Janë pezulluar 13 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
11 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë dërguar në OASH, 24 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme, xhama të zinj, shkelje semafori, kontroll teknik, lëvizje në sens të kundërt etj.

6 automjete janë bllokuar për mungesë të dokumentacionit dhe për mos shlyerje të mbi 5 masave administrative, ndërsa janë vendosur 67 masa administrative për rrip sigurimi dhe përdorim celulari, etj.

Gjithashtu po gjatë fundjavës janë këshilluar shumë drejtues mjeti për shkelje të lehta të Kodit Rrugor. Edhe në ditët në vijim do vijojë puna me intensitet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb