Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas aksionit të qeverisë ditën e sotme ndaj Prestige Resort duke konfiskuar paligjshmërisht ambientet e këtij biznesi.
Boçi shkroi se Rama po vijon çmendurinë e tij me “Prestige Resort” duke sfiduar hapur jo vetëm drejtësinë shqiptare por edhe Departamentin Amerikan të Shtetit vetëm 48 orë pasi ky raport denoncoi veprimtaritë e qeverisjes.
“Edi Rama vazhdon çmendurinë e tij me “Prestige Resort” duke sfiduar hapur jo vetëm drejtësinë shqiptare por edhe Departamentin Amerikan të Shtetit. Vetëm 48 orë pasi në raportin e DASH u shkrua me gërma të mëdha se si qeveria dhe kryeministri cënuan lirinë e medias duke i vendosën tritol resortit të biznesmenit, Irfan Hysenbelliu për shkak të linjës editoriale të mediave që ai drejton, Rama urdhëron konfiskimin e “Prestige Resort”. Si burracak që është gjithçka arbitrare që ndodh në këtë vend, realizohet gjatë kohës që ai vetë është në charter për të shkuar jashtë vendit.