Pamjet që shihni vijnë nga Elbasani, ku aktualisht forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle për armë dhe arrestimin e personave me precedentë penale.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamje nga aksioni ku shihet se si policia ushtron kontrolle në një mjet tip ‘Cadillak’ me xhama të zinj. Po ashtu mësohet se kontrolle janë ushtruar dhe në disa lokale në këtë qytet.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se policia ka nisur aksion në disa qytete që i cilëson problematike sa i takon kriminalitetit, si në Elbasan, Vlorë, Durrës si dhe Lushnjë, ku janë arrestuar dhjetra persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb