Djemtë e të moshuarit Haxhi Lika, i cili u plagos një ditë më parë në aksionin e RENEA-s në Divjakë kanë rrëfyer momentet e operacionit në banesën e tyre.

“Dëgjova thirrje dhe zbrita menjëherë në dhomën e prindërve. Thirrjet vinin nga jashtë rrethimit të shtëpisë” – rrëfen Martin Lika, ndërsa thotë se nëna kishte dalë në dritare ndërsa babai i tij ishte duke veshur pantallonat.

“I thashe nënës mbyll dritaren ndërsa në moment u godit me armë babai. Nuk dola jashtë se kisha frikë, policia me vuri prangat.- vijon më tej rrëfimin e tij Martini, ndërsa thotë se nuk i njeh Laert Haxhiun e Orges Bilbilin.

Pas aksionit në banesë, policia shoqëroi në komisarit dy vëllezërit Martin e Albert Lika, të cilët u lanë pas disa orësh të lirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb