Zbardhen detaje të reja nga aksioni i zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Shkodër dhe Fier nga forcat RENEA.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se RENEA ka ushtruar kontrolle në 18 lokale dhe 21 ambiente të ndryshme, në të dyja qytetet.

Nga kontrollet janë shoqëruar për verifikim 23 persona, të identifikuar si persona me precedent kriminal apo me tendencë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Një ditë më parë, RENEA zhvilloi kontrolle edhe në qytetin e Vlorës, ku arrestoi shtetasin Edison Begaj, i cili i shpëtoi një atentati më parë pak javë më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb