Zbardhen detaje nga aksioni i forcave RENEA, të zhvilluar mbrëmjen e kaluar në disa qytete të vendit, pas urdhrit të kryepolicit Gledis Nano, me qëllim kapjen e personave në kërkim.

Mësohet se nga aksioni i zhvilluar në Qarkun e Lezhës, RENEA ka shoqëruar të paktën 5 persona, pjesa më e madhe e tyre për ushtrim veprimtarie të lojërave të fatit.

Mësohet se në fokus të aksionit të RENEA-s kanë qenë ambientet, ku dyshohet se qëndrojnë personat problematikë apo me precedentë penalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: