Të paktën gjashtë fëmijë u vranë gjatë aksionit për ekzekutimin e liderit të ISIS në Siri Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi. Ky i fundit hodhi vete në erë gjatë sulmit të ushtrisë amerikane.

Burimet në terren raportuan për të paktën 13 viktima gjatë bastisjes, duke përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra, sipas grupit të mbrojtjes civile siriane Helmetat e Bardha. Ndërkohë, lajmin për vdekjen e fëmijëve e konfirmoi edhe UNICEF.

“UNICEF konfirmon se të paktën gjashtë fëmijë u vranë dhe një vajzë u plagos rëndë gjatë natës në qytetin kufitar [Atme] në veriperëndim të Sirisë për shkak të dhunës së rëndë,” tha Bertrand Bainvel, ushtrues detyre Drejtori Rajonal i UNICEF-it.

Përpara se Joe Biden të fliste, zyrtarët e administratës dhanë një informim mbi drejtimin e bastisjes dhe mënyrën se si u zhvillua ngjarja brenda Shtëpisë së Bardhë.
Një zyrtar i lartë tha: Ky është një operacion që ka qenë i gjatë në planifikim dhe nga pikëpamja taktike ka shkuar pikërisht ashtu siç pritej. Biden dha dritën jeshile përfundimtare për operacionin të martën, por që ishte planifikuar prej muajsh. Pasi informacioni i parë i inteligjencës dha një drejtim për vendndodhjen e Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi në fund të vitit të kaluar, presidenti miratoi një operacion kapjeje ose vrasjeje. Forcat amerikanë ishin të vetëdijshëm se familjet civile ishin zhvendosur në katin e parë të ndërtesës, për të vepruar si mburoja njerëzore, dhe një nga togerët e Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi me familjen e tij jetonin në katin e dytë. Nga një analizë e ndërtesës, zyrtarët amerikanë ishin të bindur se edhe sikur Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi të hidhte në erë katin e tretë, nuk do të shembej e gjithë ndërtesa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb