TIRANË – Drejtoria e Policisë së Shtetit vijon punen për të goditur paligjshmërinë për parandalimin e ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyjeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.

Në deklaratën e Drejtorise e Policisë së Shtetit thuhet se “Në të gjithë vendin, Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme, konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyjeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.

“Në fushën e ndërtimeve të paligjshme nga 13.10.2015 deri më datën 19.10.2015 nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 39 raste të ndërtimeve pa leje. Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 39 autorë, nga të cilët 6 autorë janë arrestuar në flagrancë, 31 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 2 autorë janë shpallur në kërkim. Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 4 raste me 4 autorë, nga të cilët 2 autorë janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 2 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë. Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 8 raste me 8 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 makineri të lojrave, 2 rulota, 6 kompjutera dhe 10 aparate bingo. Edhe në javët në vazhdim, Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë së pa ligjshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: